Vendi që do t’ju kujtojë përjetësisht mikpritjen tonë të ngrohtë dhe eksperiencën e jashtëzakonshme të gatimit.
Mirësevini
Krahas pjatave italiane dhe zvicerane, në këtë restorant sigurisht që nuk duhen humbur edhe gatimet tradicionale shqiptare. Restoranti “Plisi” karakterizohet nga një cilësi e lartë shërbimi dhe stafi më i mirë i shefave dhe stafit të shërbimit. Pjatat kryesore në “Plisi”, të cilat përgatiten në skarë, garantojnë një shije intensive.
Ekziston edhe ushqim i përgatitur në furrë. Avulli i krijuar gjatë pjekjes i jep ushqimit një aromë perfekte dhe shije mjeshtërore.
“Plisi” karakterizohet edhe nga mikpritja, traditë që dihet se është shqiptare.
Familja Esati ju mirëpret me shumë dashuri.
Eksperiencë Shqiptare
Mikpritje e ngrohtë
Mikpritja e ngrohtë është pika jonë e fortë. Çdo mysafir na vjen si i ftuar në shtëpinë tonë.
Ushqime tradicionale
Pergatitjet tona të ushqimeve tradicionale shqiptare janë të ndërtuara mbi kujtesat dhe pasurinë e kuzhinës shqiptare.
Ambient familjar
Ambienti ynë është si një sallë e madhe e ngrenies ku familjet takohen për të festuar dhe shijuar kohën e tyre së bashku.
Familja dhe Tradita
Familja jonë është pasioni dhe fuqia që qëndron pas çdo pjate të pregaditur tek ne. Ne jemi një ekip i përkushtuar dhe të pasionuar që sjellim një përmbajtje autentike të kuzhinës dhe kulturës shqiptare në çdo kohë. Nga kuzhina jonë deri te stafi, përkujdesemi që çdo pjatë të përgatitet me kujdes dhe dashuri për të ju sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme ushqimore.
Familja jonë është këtu për të ju pritur me mikpritjen më të ngrohtë dhe për të ndihmuar që vizita juaj në “Plisi” të jetë një kujtim i paharrueshëm. Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të ndani këtë udhëtim kulinar me ne.
Vite eksperiencë
Të punësuar
Shije të ndryshme
lini një koment
Mendimet dhe komentet e klientëve janë të veçanta për ne.